Flash News

E-TJERA

Meta mohon akuzat për nxitje të protestave: Nëse do të ketë manifestim tjetër, do të jetë vetëm 1 dhe i fundit

Meta mohon akuzat për nxitje të protestave: Nëse do të

Presidenti Ilir Meta i ka mohuar akuzat se është një nga emrat që fshihet pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Në konferencën e përbashkët me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, ai tha se nëse do të ketë ndonjë manifestim tjetër nga presidenti, do të ketë vetëm edhe 1 dhe do të jetë i fundit kundër dhunës.

Kreu i Shtetit dënoi edhe dhunën e ushtruar në protesta, kryesisht atë ndaj të miturëve, duke ju bashkuar kështu zërit të organizatave ndërkombëtare si UNICEF, që e ngritën këtë shqetësim.

"Nuk jam tinëzar dhe palaco. Nuk merrem me inskenime të tilla. Gjej  rastin të përshëndes dhe të solidarizohem me të gjithë institucionet ndërkombëtare të mediave dhe me Këshillin e Europës që dënojnë dhunën ndaj jush dhe ndaj gazetarëve dhe i bëj në tthirrje qeverisë të heqë dorë nga dhuna dhe intimidimi madje sot është kërkuar reflektim urgjent.

Solidarizohem me UNICEF dhe të gjithë organizatat qe shporehin shqetësim për dhunën ndaj të miturve dhe në këtë drejtim të jini të sigurt që nëse do të ketë ndonjë mainfestim tjetër nga presidenti, do të ketë vetëm edhe 1 dhe do të jetë manifestim i fundit kundër dhunës për ti dhënë njëherë e mirë regjimit", tha Meta.

 

Të fundit