Flash News

E-TJERA

Meta ndan historinë e dy vëllezërve ekselentë që duan të largohen nga vendi: Të frenojmë ikjen e të rinjve!

Meta ndan historinë e dy vëllezërve ekselentë që duan

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë historinë e dy vëllezërve ekselentë, që pas përfundimit të studimeve për mjekësi, e shohin të ardhmen e tyre janë vendit.

Meta thotë se si dy vëllezërit, janë me mijëra të rinj, që në mungesë të shpresës, po përpiqen të largohen nga Shqipëria.

Ai thekson se frenimi i emigrimit masiv është i rëndësishëm, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të kushteve të mira për arsim dhe punësim, që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

“Historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese. Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.

Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t'u larguar.

Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend”, shkruan Meta.

 

Të fundit