Flash News

E-TJERA

Meta ndan videon me thirrjet “Rama ik”: Do të japë llogari shumë shpejt për dëmet kolosale ndaj vendit

Meta ndan videon me thirrjet “Rama ik”: Do të japë llogari

Kryetari i Partisë së Lirisë ka ndarë një video nga një concert i mbajtur në Tiranë, ku dëgjohen thirrjet “Rama ik”.

Ai thotë se kjo është thirrja frymëzuese e mijëra të rinjve, të cilët po zgjedhin të ikin nga vendi për shkak të keqqeverisjes.

Ilir Meta thekson se kryeministri Edi Rama do të japë llgari shumë shpejt përpara drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet, që i ka bërë vendit.

“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.

Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”, shkruan ai në Facebook.

Të fundit