Flash News

E-TJERA

Meta: Ndryshimet i bëjnë të rinjtë, vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të fortë

Meta: Ndryshimet i bëjnë të rinjtë, vendi ka nevojë

Presidenti Ilir Meta është bërë pjesë e aktivitetit ndërkombëtar “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

Gjatë fjalës së tij, Meta thotë se ndryshimi vjen prej të rinjve dhe se vendi sot ka nevojë për ndryshim të madh e të fortë.

“Sot pas 30 vitesh që në rast se ne të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri.

Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre, reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar.

Ky është mesazh që vlen në cdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh  e të forte.

Ky duhet  të vijë nga të rinjtë se pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend”, ka thënë Meta.

Të fundit