Flash News

E-TJERA

Meta nga Shkupi: Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, ka qenë një katastrofë për rajonin

Meta nga Shkupi: Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, ka

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të respektohen të drejtat e të gjitha minoriteteve njësoj nga të gjithë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Mqedoninë e Veriut, Meta shkruan se rivizatimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje, pasi ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.

 'Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja', thote Meta.

'Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vogla. Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë. Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.

E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja.'-shkruan Meta në rrjetet sociale.

 

Të fundit