Flash News

E-TJERA

Meta nis procedurat për zgjedhje të pjesshme lokale: 30 qershori, Gjykata Kushtetuese s'pati vullnet ta zgjidhte çështjen

Meta nis procedurat për zgjedhje të pjesshme lokale: 30 qershori,

Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencën e parë për mediat në këtë vit t6ë ri, duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kjo e fundit i konsideroi ato legjitime.

Meta u shpreh se "Kushtetuesja" nuk pati vullnet ta zgjidhte çështjen, duke e lënë pa zgjidhje përfundimtare.

"Ju më keni  pyetur se cdo të bëhet me zgjedhjet vendore, me bashkitë që janë pa kryetarë dhe unë ju kam thënë se i qëndroj premtimeve dhe pres vendimin e gjykatës kushtetuese dhe këtë kemi pritur prej dy vitesh. Nuk u nxitova kur gjykata kushtetuese dhe vendimin e saj, apo mos vendimin e saj sepse kam dashur të kem një informacion të plotë për çfarë ka ndodhur dhe për detyrimet që lindin për institucionin e presidentit në këtë proces.  

Lidhur me zgjedhjet e pushtetit vendor ku prisnim që gjykata kushtetuese ti kthente mundësinë popullit shqiptar vullnetin e tij, përkundër kësaj pritshmërie legjitime do të duhet të kishte një vendim përfundimtar të gjykatës kushtetuese, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Kushtetuesja e shpalli veten jo kompetente dhe e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare duke mos i hyrë në themel të shqyrtimeve. Me vendimmarrjen e saj gjykata nuk pati vullnet ta zgjidhte por ja la dorë juridiksionit politik”, u shpreh Meta.

Ky i fundit bëri me dije se ka nisur nga puna për zgjedhjet e pjesshme lokale. Meta ka bërë me dije se ka nisur procedurat për të mbajtur zgjedhje në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

"Sot jemi për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje dhe një çështje që Gjykatën Kushtetuese u shmang. Prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar.Përmes një letre drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve kam kërkuar informacion kush janë saktësisht ato bashki në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019- janar 2022 ku kryetarëve u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme është shkaku ligjor dhe ku është  e domosdoshme organizmi i zgjedhjeve të pjesshme”, tha Meta.

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, PS i ka bërë disa herë thirrje Kreut të Shtetit që të nisë procedurat për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Vakancat në bashki

Shkodra ishte bashkia që do të krijonte precedentin e parë të drejtimit pa kryetar. Në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës.

Ndaj, në krye të Bashkisë vijon të jetë Voltana Ademi, mandati i së cilës ka përfunduar prej 2 vitesh. Saga e bashkive pa kryetar do të vazhdonte më pas me Durrësin. Pas një deklarate të pamatur, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti, për t’u zëvendësuar me Emirjana Sakon.

E radhës do të ishte Bashkia e Vorës, ku shkak do të bëhej sërish ligji i dekriminalizimit, i cili do të prekte kryetarin e saj, Agim Kajmaku. Ky i fundit u zëvendësua nga Gentian Picari. Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, do të vendoste në krye të këtij institucioni nipin e këtij të fundit, Edision Memollën.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të Bashkisë e zuri Shkëlqim Murrja.

I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga Kryeministri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK-u. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa.

 

Të fundit