Flash News

E-TJERA

Meta: Nuk do mërzitesha nëse shpallej ‘non grata’ Kryemadhi, për Liri Berishën e papranueshme

Meta: Nuk do mërzitesha nëse shpallej ‘non grata’

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar të papranueshme shpalljen e Liri Berishës, bashkëshortes së ish kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’.

Duke folur në ‘News 24’, Meta tha se nuk do ishte mërzitur nëse do shpallej e shoqja e tij, Monika Kryemadhi ‘non grata’, por jo Liri Berishën.

“Nuk do te isha merzitur fare nese SHBA dhe BE do te shpallnin "Non Grata" Monika Kryemadhin pse dogji mandatet.

Por te shpallesh "Non Grata" nje grua te shkelqyer, te nderuar dhe qe nuk ka lidhje me politiken, por vetem ne sherbim te femijeve ne nevoje, si Liri Berisha, eshte teresisht e papranueshme" tha Meta.  

Të fundit