Flash News

E-TJERA

Meta: Nuk do te paraqitem në Gjykatën Kushtetuese, do ankimoj vendimin nëse shkarkohem

Meta: Nuk do te paraqitem në Gjykatën Kushtetuese, do ankimoj vendimin

Presidenti Meta tha se nuk do të paraqitet në seancën për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, më 1 shkurt.

Në një intervistë për Euronews Albania, Meta tha se nuk ka besim te një gjykatë e cila nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve bashkiake.

Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë.

Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore”, u shpreh Meta.

Presidenti ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në rast se Gjykata Kushtetuese njeh shkarkimin e tij nga Parlamenti.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane pa bërë specifikime.

Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim. Me datën 1 shkurt Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për këtë çështje.

Të fundit