Flash News

E-TJERA

Meta nuk shkon në seancën dëgjimore, arsyet; apeli i tij për Komisionin Hetimor: Reflektoni në kohë

Meta nuk shkon në seancën dëgjimore, arsyet; apeli i tij për

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta sot ka seancën e radhës. Kjo e hënë ishte afati i fundit që komisioni i kishte vendosur Kreut të Shtetit për të marrë pjesë në seancë dëgjimore.

Meta i është përgjigjur përmes një letre Komisionit Hetimor, ku rithekson se procesi i nisur nga socialistët është anti-ligjor. Në këtë mënyrë, Kreu i Shtetit bën me dije se nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimor, të thirrur sot në orën 12.00.

"Para së gjithash, ju bëjmë sërish me dije se, Kuvendi i Shqipërisë e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohur këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht", thuhet në përgjigjen e Metës.

Ky i fundit thekson se Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që sipas tij, nuk ka legjitimitet. Meta apelon sërish për reflektim nga ana e deputetëve, që detyrën e tyre ta ushtrojnë në përputhje me ligjin.

"Presidenti i Republikës, ripërsërit edhe një herë thirrjen për reflektim në kohë nga ana e deputetëve të këtij Kuvendi, që veprimtarinë e tyre në kushtet e afrimit dita-ditës të përfundimit  të mandatit, duhet ta ushtrojë vetëm në përputhje me rendin e brendshëm juridik", shton Meta.

Të fundit