Flash News

E-TJERA

Meta nxjerr marrëveshjen mes FRD-së dhe bashkisë: U bë vetëgjyqësi, dokumenti parashikon zgjidhje ndryshe

Meta nxjerr marrëveshjen mes FRD-së dhe bashkisë: U bë
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës, ku foli për përplasjet te zyrat e FRD-së, nxori edhe marrëveshjen që ka lidhur kjo parti me bashkinë Tiranë.

Ai tha se marrëveshja e nënshkruar pesë vite më parë, parashikon që çdo mos-dakordësi mes palëve zgjidhet me mirëkuptim ose në Gjykatën Administrative.

Sipas Metës, hapi që mori bashkia mund të ndërmerrej, pasi ët shteronin mundësitë e zgjidhjes. Gjithashtu theksoi se bashkia nuk ka asnjë të drejtë të bëjë vetëgjyqësi.

"Në bazë të ligjit për partitë politike bashkia ka marrë përsipër të sigurojë godinën. FRD është prej 26 marsit 2016 në këtë seli dhe nuk ka zaptuar asnjë cm pronë publike. Në këtë marrëveshje ligjore mes FRD-së dhe Bashkisë Tiranës citohet se palët bien dakord që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet me mirëkuptim, përndryshe kompetente do të jetë Gjykata Administrative, Tiranë. Në nenin 8 të marrëveshjes i sigurohet një marrëveshje të dyja palëve.

Referuar këtyre akteve të nënshkruara mes palëve, Bashkia nuk ka asnjë autoritet ta zgjidhë me vetëgjyqësi këtë çështje por duhet t’i drejtohet gjykatës. Ky hap duhej të merrej pasi të shteroheshin mundësitë e zgjidhjes.  Pas presionit të madh Bashkia i ka nisur FRD-së një shkresë formale ku kërkohet lirimi i ambienteve brenda 10 ditëve por nuk i referohet marrëveshjes dhe as ligjit”, tha Meta

Të fundit