Flash News

E-TJERA

Meta: Opozita ka notën 10 për përgjegjshmërinë që ka treguar ndaj pandemisë

Meta: Opozita ka notën 10 për përgjegjshmërinë që

Gjatë konferencës së mbajtur, presidenti Meta u pyet nga gazetarët edhe për akuzat që kryeministri Rama i ka bërë kreut të PD, Bashës për hetimin e UÇK.

Presidenti tha se dihet kush i fabrikoi akuzat e Dick Marty dhe nuk harroi të vlerësojë opozitën që sipas tij ka notën 10 për përgjegjshmërinë që ka treguar ndaj pandemisë.

"Basha është akuzuar nga Rama si hetues i UÇK, a keni informacion si si kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare"?

"Si mund të akuzohet Basha kur ka qenë modeli në këtë situatës i sjelljes shembullore për mesazhe për ruajtjen e pandemisë. Ka qenë bashkëpunues që kur ka nisur pandemia. Opozita dhe ekspertët e saj kanë qenë 5 hapa para qeverisë. Qe para valës së parë edhe sot. Ata kanë kusuret e tyre që largohen nga parlamenti. Vazhdojnë të jenë të përgjegjshëm me reagime ndaj problemeve serioze për qytetarët. E ftoj qeverinë të relfektojë siç reflektova unë. Opozita ka notën 10 për përgjegjshmërinë që ka treguar, unë mbase kam notën 9 se nuk mbajta maskë. Komisioni për akuzat e Dick Marty është turpi më i madh që bën ‘kali i Trojës’ se dihet kush i fabrikoi ato, se kush i mbështeti dhe sponsorizoi. Me këtë kërkohet të hiqet vëmendja nga ata e të futet përçarja mes shqiptarëve," tha Meta.

Të fundit