Flash News

E-TJERA

Meta pas takimit me Osmanin: Të ruajmë qëndrimet pro BE-së dhe NATO-s si e vetmja rrugë drejt stabilitetit në rajon

Meta pas takimit me Osmanin: Të ruajmë qëndrimet pro BE-së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zbardhur takimin me homologen e tij Vjosa Osmani në Kosovë.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se është jetike të ruhet konsensusi mbarëshqiptar pro-BE dhe pro-NATO, si të vetmen rrugë të zgjedhur.

“Lidhja e pandashme Shqipëri - Kosovë i ka rrënjët tek gjaku i derdhur dhe sakrificat sublime të etërve të kombit dhe heronjve tanë më të lavdishëm nga Gjergj Kastrioti tek Adem Jashari, nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini tek Ibrahim Rugova.

Është jetike të ruajmë besa-besë konsensusin mbarëshqiptar pro-BE dhe pro-NATO, si të vetmen rrugë që kemi zgjedhur sepse paqja, siguria dhe stabiliteti në rajon mund të konsolidohen vetëm përmes anëtarësimit tonë të plotë në Bashkimin Europian.

Ky vullnet i patjetërsueshëm kërkon një devotshmëri edhe më të madhe politike për të bashkëpunuar më suksesshëm në të gjitha nivelet.

I lumtur të ndaja këtë qëndrim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën e falenderova për takimin e përzemërt, bisedën e hapur dhe shumë të frytshme që zhvilluam sot për rëndësinë jetike të thellimit të marrëdhënieve vëllazërore dhe strategjike mes dy shteteve tona”, shkruan Meta.

 

Të fundit