Flash News

E-TJERA

Meta për inceneratorët: U falsifikuan firmat e personave që s’jetojnë më, si mund të shmanget falimentimi i vendit

Meta për inceneratorët: U falsifikuan firmat e personave që

Presidenti Ilir Meta ka ngritur si shqetësim, të ashtëquajturën aferën e inceneratorëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ndalet te përfshirja e identiteteve të personave që nuk jetojnë më.

“Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh”, shkruan Meta.

Ky i fundit thotë se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Për presidentin, zgjidhja e vetme është lufta e hapur kundër këtyre fenomeneve. Në të kundërt, sipas Metës, Shqipëria do të falimentojë.

Lëvizja Socialiste për Integrim, që dikur Meta e ka drejtuar, ka publikuar së fundmi disa dokumente, përmes të cilave pretendon se në këtë skemë janë të përfshirë të moshuar dje njerëz që nuk jetojnë më.

Postimi i Metës:

Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!

 

Të fundit