Flash News

E-TJERA

Meta për Portin e Durrësit: Janë përfshirë edhe pseudo opozitarë, Rama po sakrifikon lëvizjen e lirë të shqiptarëve

Meta për Portin e Durrësit: Janë përfshirë edhe pseudo

Projekti i Portit të Durrësit është kthyer në një shqetësim serioz për opozitën. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se po sakrifikohet edhe lëvizja e lirë të shqiptarëve.

Referuar lajmeve se qeveria do të japë pashaportën shqiptare në këmbim të blerjes së një apartamenti që do të ndërtohet në Portin e Durrësit, Meta tha:

“Për pasaportat e arta rrezikohet ndalimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në BE. Përse Edi Rama është i gatshëm të sakrifikojë edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Për të pastruar paratë. BE ka qenë i qartë. Përse Edi Ramë është kundër transparencës. Duke insistuar në avancimin e nxituar të këtij projekti mafioz.

Projekti nuk është strategjik dhe as transformues por një biznes ndërtimi apartamentesh duke grabitur pronën më strategjike të Shqipërisë. Është koha që drejtësia të veprojë sa më parë për këtë megaaferë që ne do i shkojmë deri në fund edhe me faktet e reja që do të bëjmë publike”.

Meta tha se në këtë “aferë” janë të përfshirë edhe pseudo opozitarë.

“Në krye të gjithë kësaj afere është Rama, është shkelës i kushtetues, ligjeve, mashtrues i opinionit publik për të fshehur projektin mafioz. Është në dritën e diellit. fakte të reja do dalin, është mësuar të përfshirë përfaqësues të opozitës pseudo opozitarë, por filmat, përgjegjësia janë të tij. Është përgjegjësi penale sepse është prona më e madhe e Shqipërisë”, shtoi kryetari i PL-së.

 

Të fundit