Flash News

E-TJERA

Meta për Samitin BE-BP: Mesazhe inkurajuese! Bishtnimi i zotimeve dhe parcelizimi i rajonit, krijojnë ndasi

Meta për Samitin BE-BP: Mesazhe inkurajuese! Bishtnimi i zotimeve dhe

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të Samitit mes BE-së dhe Ballkani Perëndimor në Slloveni në kuadër të zgjerimit dhe integrimit evropian.

Në një postim në Facebook, Meta i cilëson inkurajuese mesazhet e përcjella në samit duke shprehur mirënjohje për ndihmën e BE-së. Meta bën thirrje për bashkëpunim rajonal dhe gjithpërfshirës,

“Bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përqëndrohet në zbatimin e zotimeve të ndërmarra. Bishtnimi ndaj këtyre zotimeve dhe parcelizimi i rajonit kundërprodhojnë më shumë ndasi dhe konflikte artificiale të padobishme, dhe bien ndesh me rrugën europiane të vendeve tona,” shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Mesazhet e sotme të Samitit BE-Ballkani Perëndimor janë inkurajuese.

Perspektiva europiane e rajonit jetësohet përmes reformave të besueshme, në themel të të cilave qëndrojnë parimet dhe vlerat europiane të demokracisë, të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit.

Mirënjohës për mbështetjen politike dhe ndihmën e gjithanshme, që Bashkimi Europian vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë, si partner i parë dhe i natyrshëm ekonomik, duke qëndruar plotësisht të linjëzuar në qëllimin e përbashkët strategjik të zgjerimit.

Plani Ekonomik i Investimeve dhe Agjenda e re për Inovacionin duhen shfrytëzuar maksimalisht për të rimëkëmbur ekonominë dhe frenuar shpopullimin e mëtejshëm dramatik të vendit.

Bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përqëndrohet në zbatimin e zotimeve të ndërmarra. Bishtnimi ndaj këtyre zotimeve dhe parcelizimi i rajonit kundërprodhojnë më shumë ndasi dhe konflikte artificiale të padobishme, dhe bien ndesh me rrugën europiane të vendeve tona.

Duke përshëndetur Presidencën sllovene të BE dhe të gjitha vendet e tjera anëtare për zhvillimin e këtij Samiti të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ripërsëris rëndësinë, që ka nisja e shpejtë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe liberalizimi sa më parë i vizave me Kosovën, një premtim që kërkon zbatim urgjent.

 

Të fundit