Flash News

E-TJERA

Meta: Presidenca ime nuk ka qene normale, opozita më tradhtoi

Meta: Presidenca ime nuk ka qene normale, opozita më tradhtoi

Presidenti Ilir Meta ka folur për përvojën e tij si president, ndërsa në 24 korrik përfuindon zyrtarisht mandati i tij.

I ftuar në Top Story, Meta thotë se presidenca e tij nuk ka qenë normale, ndërsa u ndal edhe te raporti me opozitën, që sipas tij kjo e fundit e tradhtoi.

Meta: Shqetësimi im kur u zgjodha President ka qene tē bëja të munduren që opozita të hynte serisht në Parlament. Sepse ishin përpjekjet e disa ndërkombëtarëve dhe të Ramës që të linte në çadër opozitën dhe ato mos ishin pjesë e Parlamentit.

Tani mezi po pres te dal nga nje "enderr". Presidenca ime nuk ka qene normale sepse vecanerisht gjate 3 viteve te fundit kam qene i minuar gjate ushtrimit te detyres dhe i tradhetuar nga opozita, qe me la te vetem ne perballjen me Kuvendin njepartiak.

Presidenca ishte normale, deri në momentin që opozita dogji mandatet. Opozita në mënyrë të qëllimshme,  ndërmori hapat e saj, duke mos hyrë në zgjedhje. Ilir Meta i 2019, kur ata lanë mandatet në parlament ishte i vetëm, dhe i tradhtuar nga të gjithë.

Tradhtia e tyre nuk ishte ndaj Ilir Metës, por ndaj Presidentit dhe ndaj Republikës. Presidenti në këto situata, u detyrua të kërkoji dhe ndihmën e popullit.

Të fundit