Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Meta “presion” qeverisë: Urgjent rimbursoni ilaçet për pacientët me Covid
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar qeverisë që të rimbursojë në mënyrë urgjente të gjithë qytetarët që kanë harxhuar kursimet e tyre dhe kanë hyrë në borxh, për t’u kuruar nga Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Meta ka kërkuar gjithashtu që të bëhet transparent plani i vaksinimit dhe të ndryshohet tërësisht strategjia anti-Covid.
Ndër të tjera, presidenti ka shpërndarë dhe një artikull të rrjetit investigativ BIRN ku pacientët tregojnë peripecitë dhe shpenzimet e shumta për kurimin e familjarëve të tyre.
“Një bombolë 8-litroshe oksigjeni kushton 13,000 lekë. Kosto e shërbimit të infermierit në Tiranë ka shkuar deri në 10,000 lekë në ditë. Në rastet kur infektohet e gjithë̈ familja, kostot shumëfishohen. Për 4 anëtarë duhet të kesh mënjanë rreth 800 mijë lekë për të përballuar trajnimin kundra infektimit me Covid-19”, shkruhet në raport.
Njoftimi i plotë:
Dëshmitë e pacientëve të infektuar me COVID-19 dhe të afërmve të tyre tregojnë se me mijëra familje kanë humbur kursimet apo po hyjnë në borxhe në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme për të përballuar koston e lartë të barnave dhe analizave të shumta.
Qeveria duhet urgjentisht të RIMBURSOJË pa asnjë vonesë të gjithë qytetarët, të cilët janë kuruar në shtëpi dhe t’u garantojë ILAÇET FALAS të gjithë të infektuarve.
Dokrrat me “shëndetësinë falas” dhe çdo demagogji tjetër duhet të marrin fund!
Qytetarët nuk mund të lihen më në mëshirë të fatit përballë një virusi kaq të rrezikshëm, që vetëm dje mori 21 jetë, shifër rekord për numrin ditor të viktimave.
Urgjentisht të bëhet transparent plani i vaksinimit masiv dhe jo “klasor” i popullatës dhe të ndryshohet rrënjësisht strategjia antiCOVID, mbështetur mbi këshillat e specialistëve më të mirë epidemiologë, virologë e imunologë brenda e jashtë vendit.
“Babëzia” në pandemi është edhe më kriminale!
I vetmi prioritet dhe preokupim duhet të jetë: Mbrojta e shëndetit dhe jetës së qytetarëve!