Flash News

E-TJERA

Meta pret ambasadorin e ri meksikan në Shqipëri: I kërkova të liberalizojë vizat për shqiptarët

Meta pret ambasadorin e ri meksikan në Shqipëri: I kërkova

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me ambasadorin e ri të Meksikës në Tiranë, Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit bën me dije se i ka kërkuar diplomatit meksikan të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

"Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Shpreha interesin për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar, në turizëm, kulturë dhe në fusha të tjera.
I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tonë." - shkruan Meta.

Të fundit