Flash News

E-TJERA

Meta pret ambasadorin e ri të Rumanisë: Mirënjohje për mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë

Meta pret ambasadorin e ri të Rumanisë: Mirënjohje për

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim zyrtar në Presidencë, ambasadorin e e ri të Rumanisë, Octavian Serban, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta i uroi ambasadorit Serban suksese në misionin e tij në Shqipëri, ndërsa i shprehu dhe mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit në BE.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke, në interes të qytetarëve tanë. 

Postimi i plotë:

Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në një takim Ambasadorin e Rumanisë, Sh.T.Z Octavian Serban.

I urova suksese në misionin e tij për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes vendeve tona dhe e falenderova me mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Të fundit