Flash News

E-TJERA

Meta pret homologun slloven dhe ministren austriake, zbardh detaje nga takimet

Meta pret homologun slloven dhe ministren austriake, zbardh detaje nga takimet

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot homologun slloven, Borut Pahor. Ai ka zbardhur detaje nga takimi, ku bën me dije se kanë folur për Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të organizohet më 17 maj nga Sllovenia.

Kjo e fundit do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti dhe biseda e dy presidentëve është fokusuar edhe në këtë çështje. Sakaq, Meta njofton se kanë folur edhe mbi marrëdhëniet, duke i cilësuar si shumë të mira.

Më herët, Kreu i Shtetit ka takuar ministren austriake për Çështjet e BE dhe Kushtetutën të Republikës, Karoline Edtstadler. Ai thotë se gjatë takimit me Edtstadler ka vlerësuar miqësinë mes dy vendeve dhe mbështetjen e Austrisë për procesin e integrimit europian.

"Theksova se sfida jonë më e madhe në këtë proces është zbatimi i Kritereve të Kopenhagës, kyç jo vetëm për përparimin e Shqipërisë me negociatat e anëtarësimit, por veçanërisht për të motivuar të rinjtë, që të ndërtojnë të ardhmen e tyre europiane në vendin tonë", nënvizon Meta.

 

 

Të fundit