Flash News

E-TJERA

Meta pret kreun e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e Veriut: Dibra, një nga epiqendrat më të spikatura të shqiptarizmit dhe betejave për liri

Meta pret kreun e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim kryetarin e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Duka.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se Dibra në shekuj ka qenë kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve dhe një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri.

Ndëer të tjera ai thotë se e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen me rastin e 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës” dhe përkujtimit të kryengritjeve për liri dhe pavarësi

Statusi i plotë:

I lumtur të prisja sot në një takim të ngrohtë e vëllazëror, kryetarin e Komunës Dibër e Madhe në Maqedoninë e Veriut, z.Hekuran Duka.

E pranova me shumë kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen me rastin e 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës” dhe përkujtimit të kryengritjeve për liri dhe pavarësi, në nderim të përpjekjeve të lavdishme të dibranëve për mbrojtjen në çdo kohë të çështjes kombëtare.

Gjithë kombi përulet me nderim e mirënjohje ndaj kontributit të dibranëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Atdheut, por edhe për ndikimin e madh që kanë pasur në botën dhe kulturën shqiptare.

Dibra në shekuj ka qenë kështjella natyrale e lirisë së shqiptarëve dhe një nga epiqendrat më të spikatura dhe më të flakta të shqiptarizmit dhe betejave për liri.

Dibranëve u kanë kënduar dhe do t'u këndojnë gjithmonë pushkët nëpër kulla sa herë do ta kërkojë interesi më i lartë i Atdheut.

Të fundit