Flash News

E-TJERA

Meta pret kryeparlamentarin e Kosovës, presidenca zbardh fokusin e takimit

Meta pret kryeparlamentarin e Kosovës, presidenca zbardh fokusin e takimit
Ilir Meta me Glauk Konjucën

Presidenti Ilir Meta priti në një takim kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Presidenca ka zbardhur takimin që u zhvillua mesditën e sotme.

Sipas saj, Meta me Konjufcën diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Meta ka shprehur mbështetjen ndaj dialogut Kosovë-Serbi dhe ka theksuar që marrëveshjet e arritura deri më tani, të mos mbesin vetëm në letër.

“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, tha Meta.

Kreu i Shtetit ka theksuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri.

Të fundit