Flash News

E-TJERA

Meta pret kryetarin e Komunës së Bujanocit: Integrimi i shqiptarëve në administratë ndikon pozitivisht në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi

Meta pret kryetarin e Komunës së Bujanocit: Integrimi i

Presidenti Ilir Meta ka pritur në presidencë kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

Përmes një statusi në Facebook, Meta shkruan se ka vlerësuar rolin e partive politike në Luginën e Preshevës duke përgëzuar shqiptarët për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit në Serbi duke fituar tre deputetë.

Ndër të tjera, ai thotë se intregrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore dhe vendore ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Statusi i plotë:

Me shumë kënaqësi prita në një takim vëllazëror kryetarin e Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi.

Vlerësova rolin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës dhe i përgëzova të gjithë shqiptarët për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Serbi, duke fituar tre deputetë.

U interesova për gjendjen shëndetësore të bashkëkombasve tanë në Luginë në përballje me pandeminë COVID-19.

Theksova se integrimi i plotë i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore, por edhe në atë vendore, si dhe respektimi i të drejtave të tyre ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Dërgova përshëndetjet më të ngrohta për të gjithë shqiptarët e Luginës, me të cilët mezi po pres të takohem sërish.

Të fundit