Flash News

E-TJERA

Meta pret në presidencë drejtorin e OBSH për Europën: I theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor dhe numrit të testimeve

Meta pret në presidencë drejtorin e OBSH për Europën: I

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge.

Gjatë takimit mes tyre në presidencë, Meta sqaron se mes tyre është diskutuar situata e përkeqësuar nga covid-19 dhe nevojën për rritjen e buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve apo kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve.

“Zhvillova sot një takim të frytshëm me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge.
Diskutuam për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme, që duhen ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.
Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë.
Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike”, shkruan Meta.

Të fundit