Flash News

E-TJERA

Meta pret në zyrë Enver Hoxhajn: Kosovën dhe shqiptarët i presin sfida të reja dhe jo të lehta në Vitin e Ri

Meta pret në zyrë Enver Hoxhajn: Kosovën dhe shqiptarët i

Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Sipas Metës, Kosovën dhe shqiptarët i presin sfida të reja dhe jo të lehta në Vitin e Ri që po vjen, ndaj apelon për unitet dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim, Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.

Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Të fundit