Flash News

E-TJERA

Meta pret zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Të dy vendet duhet të fuqizojnë më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes

Meta pret zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Të dy vendet
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ne takim me Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Presidenti u njoh nga Grubi me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka përfshirje sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces dhe vlerësoi se përtej aspektit statistikor regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtjesor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, Meta theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona për përballimin me sukses të sfidave të pandemisë dhe efikasitetit të përpjekjeve për sigurimin e vaksinave anticovid.

Presidenti Meta nënvizoi se si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Të fundit