Flash News

E-TJERA

Meta pritet në Hungari nga Viktor Orbán, presidenca zbardh takimin

Meta pritet në Hungari nga Viktor Orbán, presidenca zbardh takimin

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari, ku është pritur nga kryeministri Viktor Orbán.

Presidenca ka zbardhur detaje nga takimi, ku bën me dije se Kreu i Shtetit i ka shprehur mirënjohjen kryeministrit Orbán për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Meta ka vlerësuar anagazhimin e Orbánit për të nxitur dhe thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve. Ata kanë diskutuar edhe për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Orbán ka shprehur gatishmërinë për nxitjen dhe rritjen e investimeve hungareze në të gjitha fushat ku Shqipëria ka interes. Ai e ka siguruar Metën për mbështetjen e vazhdueshme me qëllim forcimin e mëtejshëm të miqësisë dy popujve.

Të fundit