Flash News

E-TJERA

Meta: Pse Rama meriton 10 me yll, politikanët kanë dalë nga kontrolli

Meta: Pse Rama meriton 10 me yll, politikanët kanë dalë nga

I pranishëm në forumin “Biseda për tranzicionin”, Kreu i Shtetit Ilir Meta u pyet se si mendon se do të mbahet mend si President. Ai tha se zhvillimet si largimi i opozitës nga Kuvendi, përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për kapjen e Gjykatës Kushtetuese e kthyen Presidentin në të vetmin institucion që pengonte planet që demokracia të binte në "black out".

Ai akuzoi  kryeminstrin se ka manipuluar raportet ndërkombëtare, ndërsa shtoi se po të kishin ecur reformat, siç i paraqet Rama  do ishin çelur negociatat.

"Jam ende në krye të detyrës. Pas largimit të opozitës nga Kuvendi, veprim shumë i gabuar dhe mosfutjes në zgjedhjet vendore, pas përpjekjeve të Ramës për kapjen të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ishte i vetmi institucion që pengonte planet që demokracia të binte në "black out".

Rama meriton 10 me yll se ka manipuluar raportet ndërkombëtare, sikur këtu po bëhej çudi me reformat, ne e dinë se po të kishte ecur kështu me reformat do na ishin çelur negociatat.

Politikanët kanë dalë nga kontrolli i popullit. Përpiqet ta intimidojë e frikësojë, vendi është penalizuar dhe as pas 25 prillit nuk i çel dot negociatat.

Serbia e Mali i Zi nga 2012-2014 në 2006 ishin shumë para këtyre dy vendeve. Në një kohë të shkurtër e kaluan vendin tonë, pasi nuk kishim probleme etnike, dhe ka humbur një mundësi të madhe", deklaroi Meta.

Të fundit