Flash News

E-TJERA

Meta-qytetarëve: Nëse nuk votoni më 25 Prill, mos u ankoni për pasojat e qeverisjes

Meta-qytetarëve: Nëse nuk votoni më 25 Prill, mos u ankoni

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale, një pjesë nga konferenca për mediat, Meta iu drejtohet qytetarëve se nëse nuk votojnë më 25 Prill, moralisht nuk e kanë të drejtën të ankohen për pasojat e qeverisjes.

"Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët shqiptarë që në një sistem demokratik, fuqia e çdo qytetari është vota e tij.
Kjo është një fuqi që ai duhet ta tregojë dhe tek e cila duhet të ketë besim.
Çdo demotivim, çdo përgjumje, çdo indiferencë, pa dyshim, nuk i shërben jo vetëm demokracisë, por nuk i shërben as vetë qytetarit.
Çdo qytetar, që nuk voton, moralisht, nuk ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes apo të mos dëgjimit të zërit të tij." shkruan Meta në rrjetet sociale.

Të fundit