Flash News

E-TJERA

"Meta, Rama, Basha apo Berisha?" Sondazhi: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, kush fiton?

Numri i shqiptarëve të pavendosur për votën e tyre, ose thënë ndryshe elektorati gri, zë një hapsirë të konsiderueshme në gjetjet e sondazhit, me 28% të të anketuarve.

"Meta, Rama, Basha apo Berisha?" Sondazhi: Nëse zgjedhjet do
Foto Ilustruese/ Meta, Rama, Basha dhe Berisha

Meta, Rama, Basha apo Berisha? Një sondazh i realizuar 4 muaj para zgjedhjeve tregon se cili është politikani më i pëlqyer nga shqiptarët.

Gjetjet e sondazhit të realizuar nga kompania “Source” tregojnë një lëvizje të madhe të elektoratit në Shqipëri.

Dokumentari i  “Memory” në ABC news, ka zbuluar pas matjes së vlerësimeve të opinionit publik, se shqiptarët kanë ndryshuar drejtimin e tyre politik. Ndërsa për vite me radhë shqiptarët ideologjikisht kanë qenë ose majtas ose djathtas, tashmë bindjet shkojnë më afër qendrës.

Në sondazh vihet re se të tria partitë politike më të mëdha në vend kanë pësuar rënie në mbështetje. Megjithatë, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme  ato do t’i fitonte Partia Socialiste. Nga përgjigjet rezulton se PS ka 29% të votave të shqiptarëve, PD 15%  dhe LSI 2%.

Megjithatë, ajo çka bie më tepër në sy është se numri i shqiptarëve të pavendosur për votën e tyre, ose thënë ndryshe elektorati gri, zë një hapsirë të konsiderueshme, me 28% të të anketuarve në këtë sondazh.

“Kjo përqindje e bën interesante garën zgjedhore. Partitë politike po e shikojnë se kanë një komunitet të njerëzve që janë të pavendosur”, thotë Valon Feka.

“Nga përvoja ime 12 vjeçare problemi më i madh është me votuesit e LSI. Me këta votues gjithmonë kam pasur problem se në sondazh para zgjedhjeve më dalin më pak dhe në zgjedhje dalin dyfish”, shprehet Zaloshnja.

Të fundit