Flash News

E-TJERA

Meta, Rama dhe Basha mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sherif Merdanit

Meta, Rama dhe Basha mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të

Artisti i merituar, Sherif Merdani ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Këngëtari Sherif Merdani ka qenë i dënuar politik për disa vite. Pas Festivalit të 11-të ai dhe disa kolegë të tij, përfunduan në burg dhe Merdani bëri 16 vite burg.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë bërë mesazhe ngushëllimi për artistin ku shprehin gjithë dhimbjen dhe trishtimin.

Statusi i Presidentit Meta:

Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje.

I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin.

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Sherif Merdani do të kujtohet përherë me nderim dhe respekt!

"...Dhe me diellin çdo mëngjes, po, po,

'Let it be', kam për të kënduar".

Statusi i kryeministrit Rama:

LAMTUMIRË SHERIF MERDANI

Meta, Rama dhe Basha mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të

Statusi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!

Të fundit