Flash News

E-TJERA

Meta: Reforma në Drejtësi jo e suksesshme, ndryshe nuk kishte guxuar qeveria e Kuvendit të bëjë afera

Meta: Reforma në Drejtësi jo e suksesshme, ndryshe nuk kishte guxuar

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar Reformën në Drejtësi të pasuksesshme.

Në një deklaratë për mediat, teksa i përcolli zyrtarisht Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dekretin për kthimin për rishqyrtim të ligjit për ratifikimin e një ndryshimi të marrëveshjes së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Meta tha se nëse kjo reformë do të ishte e suksesshme, qeveria e Kuvendi nuk do guxonin të përfshiheni në afera.

“Lidhur me këtë sjellje të Kuvendit që nuk reflekton ndaj kthimeve nga presidenti unë bëj detyrën time, në emër të institucionit që përfaqësoj.

Shpresoj të ketë reflektim ndonëse gjasat janë të pakta sepse jemi edhe në prag bërje listash dhe u premtohet të gjithëve për të qenë nëpër lista duke ngritur kartonin e duke ulur kokën, për çështje që rëndojnë interesin publik, megjithatë për çështjet dokumentacioni është i qartë, paralajmërimet janë bërë në mënyrë ligjore dhe pa asnjë diskutim që nëse do kishim patur një reformë drejtësi të suksesshme kurr nuk do kishte guxuar qeveria e kuvendi të bënte këto që ka bërë ndaj ju ftoj t’i lexoni, apo afera të tjera.

Të jeni të sigurt se pas 25 prillit cdo çështje do ndiqet me rigorozitet të plotë, cdo shkelje ligjore”, tha Meta.

Të fundit