Flash News

E-TJERA

Meta: Sa herë kollitej Doktori, Fatos Nano largohej nga Tirana; Si karakter mbetet një ordiner

Meta: Sa herë kollitej Doktori, Fatos Nano largohej nga Tirana; Si karakter

Presidenti Ilir Meta është ndalur te deklaratat e Fatos Nano, ish-kryeministrit, i cili një javë më parë e cilësoi si person që mbart shtatë mëkatet e Biblës.

Në një intervistë për Syri Tv, Meta tha se Nano kur ishte në krye të institucioneve dhe kur ato janë sulmuar me armë e bomba, ia mbathte në Maqedoni.

Po ashtu, Meta e ka cilësuar ish kryeministrin si person me karakter ordiner dhe frekuentues kazinosh.

Një frekuentues kazinosh edhe kur kishte postet më të larta shtetërore, sigurisht që nuk i shkon përshtat Biblës.

Unë nuk dua të kem asnjë gjykim, sese ata që kanë sajuar atë intervistë atë duan, që të harxhojnë një kohë të kotë.

Dhe njëherë në këtë drejtim me atë person kur ishte në kulmin e pushtetit, përballja ime ka qenë shumë e qartë, ballore, parimore dhe mua koha më ka dhënë të drejtë.

Atyre socialistëve dua tu them që Ilir Meta kur ka qenë në krye të detyrës, kur institucionet janë sulmuar me armë dhe bomba, nuk ia ka mbathur ferrave në Maqedoni siç bënte ky zotëria, ku me një të kollitur të doktorit ia mbathte.

Unë kurrë nuk kam dhenë shembullin e zyrtarit te larte, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me arme dhe as nuk kam shkuar ne kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare.

Si karakter ai mbetet një ordiner por se cfare e shtyu t'i bënte qokën e radhës  kryeministrit këtë unë nuk mund ta di. I jam mirënjohës qe kur e kam patur shofer, nuk me ka aksidentuar”, u shpreh Meta.

Të fundit