Flash News

E-TJERA

“Meta së shpejti në LSI”, Dash Shehi: Politikan “zig-zagesh”, nuk është e ardhmja e opozitës

“Meta së shpejti në LSI”, Dash Shehi: Politikan

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratën e kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila pak ditë më parë deklaroi se Ilir Meta, aktualisht president i vendit, pas disa muajsh do të rikthehet në krye të partisë.

Duke folur në ‘Radarin Informativ’ në ABC, Shehi u shpreh se nuk mund ta ndërtojë profilin e të ardhmes opozitare mbi Metën, ndërsa shtoi se ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit.

“Unë do të thoja se Meta ka qenë gjithmonë një lloj zig zage nga njëra anë në anën tjetër. Por nuk mund ta ndërtoj profilin e të ardhmes opozitare mbi Metën.

Unë them presidenti duhet të rrijë në detyrë deri në qershor kur e ka detyrën. Unë dua të mbroj funksionin e presidentit. Meta është bërë president me votat e socialistëve të cilët thonë tani nuk po i zbaton urdhrat tona”, deklaroi Shehi.

 

 

Të fundit