Flash News

E-TJERA

Meta: Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë, taksat u vilen vetëm bizneseve që s’janë lidhur me qeverinë

Meta: Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë, taksat u

Presidenti Ilir Meta shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria, krahasuar me vendet e rajonit, ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta.

Sipas kreut të shtetit, i vetmi shkak është se taksat iu vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit.
Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.
Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen.
Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!
Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.
Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!”, shkruan Meta.

Ditari politik

Të fundit