Flash News

E-TJERA

Meta sqaron përplasjen te FRD: Kishte një përpjekje për të më penguar, shyqyr që ishte me mua Panariti

Meta sqaron përplasjen te FRD: Kishte një përpjekje për

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar përplasjen në zyrën e FRD-së pak ditë më parë me policinë bashkiake.

I ftuar në Syri tv, Meta thotë se drejt zyrës së FRD shkoi pas telefonatës së kreut të FRD-së, Sali Shehu. Kreu i shtetit theksoi se shkoi për ç’tensionimin e situatës dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

“U nisa drejt zyrave te FRD pas telefonatës se z.Sali Shehu. Kur kam shkuar aty kam parë tensionin dhe një përpjekje jo të drejtpërdrejtë per te me penguar. Ne ate moment nje person i skeduar goditi drejtuesin e FRD te Tiranes dhe disa nga personat qe me shoqëronin mua. Ajo skene me kujtoi dhunën ndaj banoreve te Astirit, banoreve te Bregut te Lumit, banoreve te Shkozes. Shyqyr qe me mua ate ditë ishte shefi i kabinetit, z.Panariti dhe jo zedhenesi Tedi Blushi.

Unë vajta për ç’tensionimin e situatës, nuk e dija se çfarë po ndodhte, pashë  një tension në selinë e FRD-së, s’kisha në plan të shkoja atje. U nervozova kur u goditën njerëz dhe shoqëruesit e Presidentit nga njerëz me dhe pa uniformë.

Dhuna e përdoruar tregonte që ata, nuk pyesin për ligj. Ne mes te Tiranes pati perpjekje per te terrorizuar dhe dhunuar nje force te ligjshme politike”, tha Meta.

Të fundit