Flash News

E-TJERA

Meta sqaron pse mbështet partinë e Gruevskit dhe jo një parti shqiptare në RMV

Meta sqaron pse mbështet partinë e Gruevskit dhe jo një parti

Presidenti i PL, Ilir Meta ka sqaruar se pse mbështet partinë VMRO-DPMNE të Gruevskit dhe jo një parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për ‘TV. Shenja’ në Maqedonine e Veriut, Meta tha se shkak ka qenë vetëm Ballkani i Hapur. 

"Ajo që kam vlerësuar tek VMRO., që në një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit.

Ndërkohë, që dihet nga ana tjetër, që ka pasur një qëndrim shumë miqësues në favor të Ballkanit të Hapur, me përjashtim të zotit Pendarovksi, Presidentin Pendarovski, i cili mendoj, ka mbajtur qëndrim shumë të drejtë, shumë parimor.
Dhe, unë kam vlerësimet më të mira për të, dhe për të gjithë historinë e tij mjaft positive, për shumë çështje delicate", tha Meta. 

Të fundit