Flash News

E-TJERA

Meta takon ambasadorin e Ukrainës në Tiranë: Shqipëria është në linjë me NATO-n dhe Bashkimin Europian

Meta takon ambasadorin e Ukrainës në Tiranë: Shqipëria

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Në një prononcim për mediat pas takimit, Kreu i Shtetit shprehu solidaritetin me popullin ukrainas.

Gjithashtu shprehu ngushëllimet për jetët e humbura, ndërsa theksoi se pozicioni i Shqipërisë në këtë situatë është ai krah NATO-s dhe BE-së. Meta tha se kjo situatë duhet të tejkalohet vetëm përmes mjeteve paqësore.

“Jemi në krah të Ukrainës. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë viktimat e pafajshme. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të nxitur armëpushimin dhe rikthimin e mjeteve paqësore të dialogut. Ne besojmë se vetëm rruga e dialogut nga pozitat e barabarta është zgjidhja për këtë situatë.

Përpjekjet tona dhe si vend anëtar i NATO-s, por dhe si vend që synon të anëtarësohen në BE, kanë qënë dhe mbeten të qarta, në linjë të plotë me NATO-n dhe BE-në. Shpresojmë që sa më parë kjo situatë të tejkalohet”, tha ndër të tjera Meta.

Të fundit