Flash News

E-TJERA

Meta takon Haradinajn: E domosdoshme linja hekurudhore Shqipëri-Kosovë. Procesi i Berlinit, mundësi e shkëlqyer

Meta takon Haradinajn: E domosdoshme linja hekurudhore

Presidenti Ilir Meta është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. Kreu i Shtetit ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Meta bënë me dije se me Haradinajn kanë ndarë urimet për festën e pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu shton se gjatë takimit kanë nënvizuar rëndësinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare.

Në këtë kuadër, Meta vlerëson si të rëndësishme vendosjen e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një ditë pasi u shpreh kundër "Open Balkan", presidenti është shprehur në takimin me Haradinajn se Procesi i Berlinit është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e dy shteteve dhe gjithë rajonit.

"Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.
Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europian", shkruan ndër të tjera Meta.

 

Të fundit