All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Meta takon Lajçak: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, ka ardhur koha për njohje reciproke

All - Paragraf - 1

Meta takon Lajçak: Shqipëria mbështet dialogun

Presidenti Ilir Meta është takuar sot në Prishtinë me të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook, teksa ndan edhe një foto me Lajçak, Meta shkruan se Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi, teksa thekson se është koha e duhur për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke.

“Kënaqësi të takoja në Prishtinë, Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për dialogun Kosovë - Serbi, z.Miroslav Lajçak.

Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë - Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të të dy vendeve.

Së bashku vlerësuam rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit dhe gjithë iniciativave të tjera gjithëpërfshirëse për integrimin rajonal dhe europian të vendeve tona”, shkruan Meta në Facebook.

Të fundit