Flash News

E-TJERA

Meta takon ministrin Di Maio: Italia një partner strategjik i Shqipërisë, mbështetje për integrimin

Meta takon ministrin Di Maio: Italia një partner strategjik i
Në foto/ Presidenti Ilir Meta dhe Luigi Di Maio

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Lugi Di Maio.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Italia është një partner strategjik i Shqipërisë që mbështet integrimin e aj në Bashkimin Evropian.

“Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19".

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat.

Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve,” shkruan Meta në Facebook.

Të fundit