Flash News

E-TJERA

Meta takon ministrin e jashtëm të MV: Të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes e stabilitetit

Meta takon ministrin e jashtëm të MV: Të forcojmë edhe

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim në Presidencë, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve dhe vuri theksin në “rritjen e mëtejshëm të bashkëpunimin ekonomik e tregtar, shkëmbimin e përvojës në fushën e nxitjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe pjesëmarrjes në projekteve dypalëshe e rajonale në dobi, veçanërisht, të qytetarëve të zonave ndërkufitare”.

Ndër të tjera, Meta nënvizoi se si dy vende fqinje, aleate në NATO, do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.  

Njoftimi i plotë:

Prita sot në një takim të përzemërt Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z.Bujar Osmani.

Kënaqësi të vlerësonim rëndësinë e marrëdhënieve shumë të mira të fqinjësisë mes dy vendeve tona, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, që duhen të forcohen edhe më tej në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Theksova rëndësinë e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe pjesëmarrjes në projekte dypalëshe e rajonale, veçanërisht në interes të qytetarëve të zonave ndërkufitare.

Pjesëmarrja dhe roli aktiv i faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, është provë e qëndrimit të tyre të palëkundur në mbështetje të projektit euroatlantik dhe të reformave të rëndësishme për ndërtimin e shtetit multi-etnik.

Të fundit