All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Meta takon përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE: Aty ku s’funksionojnë institucionet demokratike, gjen censurë

All - Paragraf - 1

Meta takon përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE:

Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Teresa Ribeiro.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook pas takimit, Meta thekson se e ka falënderuar Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri.

Meta ka bërë thirrje që të gjithë së bashku duhet të angazhohen , që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.

“Kënaqësi të takohesha me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Znj.Teresa Ribeiro.

Theksova se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike.  

Me këtë rast, falenderova Znj.Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri.

Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik”, shkruan Meta.

Të fundit