Flash News

E-TJERA

Meta takon përfaqësuesit e ‘Vatrës’: Ndamë ide për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri- diasporë

Meta takon përfaqësuesit e ‘Vatrës’: Ndamë ide

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur në takim një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se gjatë diskutimit me ta kanë ndarë ide për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës në SHBA, për të qenë pjesëmarrës më aktivë dhe vendimmarrës në zhvillimet e vendit.

“I lumtur të mirëprisja sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, z.Mondi Rakaj, z.Tasim Ruko dhe z.Mersin Gjini, të cilët i falenderova edhe njëherë për pritjen shumë të ngrohtë në Neë York ku festuam së bashku 110-vjetorin e themelimit të saj.

Mirënjohje angazhimit të palodhur dhe përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.

Ndamë shumë ide të çmuara për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA, për të qenë pjesëmarrës shumë më aktivë dhe vendimmarrës në zhvillimet e vendit tonë”, shkruan Meta.

 

Të fundit