Flash News

E-TJERA

Meta takon reporteren për Shqipërinë/ Nga krimi dhe emigracioni te situata në Bosnjë, çfarë diskutuan

Meta takon reporteren për Shqipërinë/ Nga krimi dhe emigracioni

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim reporteren për Shqipërinë, eurodeputeten Isabel Santos. Përmes një postimi, Kreu i Shtetit bën me dije pikat e diskutimit.

Meta thotë se ai dhe Santos janë i të njëjtit qëndrim se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi.

Duke qenë se sot shënohen 11 vite nga heqja e vizave për Shqipërinë, presidenti ka kërkuar të njëjtën gjë dhe për Kosovën.

Sipas Metës, fokus ka qenë dhe situata në rajon. Presidenti ka ngritur si shqetësim situatën e krijuar në Bosnje-Hercegovinë. Ai thekson se kësaj çështjeje Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë.

"Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi. Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Europian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë.

Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve.

Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë", shkruan Meta.

Të fundit