Flash News

E-TJERA

Meta takon shefin e OBSH-së, tregon çfarë diskutuan

Meta takon shefin e OBSH-së, tregon çfarë diskutuan

Presidenti Ilir Meta ka takuar shefin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. Takimi është zhvilluar në Romë, ku Meta ndodhet për një vizitë zyrtare.

Kreu i Shtetit ka treguar se pandemia ka qenë në fokus të bisedës me kreun e OBSH-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se Adhanom Ghebreyesus e njohu me konkluzionet e samitit të G20-ës, që në fokus kishte pandeminë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Ndërsa Meta e ka informuar për pasojat e Covid-19 në Shqipëri, si te qytetarët dhe në ekonomi. Gjithashtu e ka njohur dhe me hapat që po ndiqen për kalimin e pasojave.

Presidenti i ka kërkuar Adhanom Ghebreyesus mbështetje për përballimin e kësaj situate.

"Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave", shkruan ndër të tjera Meta në rrjetet sociale

Të fundit