Flash News

E-TJERA

Meta takon udhëheqësen e opozitës bjelloruse: Shqipëria qëndron në krah të aspiratave tuaja

Meta takon udhëheqësen e opozitës bjelloruse: Shqipëria

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim udhëheqësen e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya.

Pas takimit, Meta shkruan në një postim në Facebook se në bisedën me Tsikhanouskaya ka theksuar se lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.

Sipas Metës,Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus.

“Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya.

I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.

Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.

Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!”, shkruan Meta.

 

Të fundit