Flash News

E-TJERA

Meta: Të ndalet sa më parë largimi i trurit dhe i të rinjëve, kemi nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”

Meta: Të ndalet sa më parë largimi i trurit dhe i të

Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi një raport të Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës ku tregon se fenomeni i emigracionit në Shqipëri është i përhapur tek të rinjtë dhe të arsimuarit. Sipas raportit, në Shqipëri emigrimi i të arsimuarve është në nivele shumë më të larta se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të tilla si Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Lidhur me këtë raport, në një postim në rrjetet sociale, Meta bën thirrje se largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë. Kreu i shtetit shton më tej se të rinjve u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.

Postimi i plotë:

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.
Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.
Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.
Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.
Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.
Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!
KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI!

Të fundit