Flash News

E-TJERA

Meta thirrje qeverisë: Bluzat e bardha duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti

Meta thirrje qeverisë: Bluzat e bardha duhet të mbështeten me

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje që bluzat e bardha të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Ai thotë se kjo është një masë shumë e nevojshme dhe duhet të ndërmerret në mënyrë urgjente.

"Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar", thuhet ndër të tjera në reagimin e Kreut të Shtetit.

Postimi i plotë:

Mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës i spitaleve COVID, i qendrave rajonale, si dhe mjekët e familjes, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut infektiv duhet të mbështeten me trajtim financiar suplementar nga shteti.

Shtimi i rasteve së humbjes së jetëve nga radhët e bluzave të bardha, e bën këtë masë të domosdoshme.

Koha për të vepruar nuk pret më.

Të fundit