Flash News

E-TJERA

Meta tregon për njohjen dhe mosmarrëveshjet me Kryemadhin, flet për raportin me pasurinë

Meta tregon për njohjen dhe mosmarrëveshjet me Kryemadhin, flet
Ilir Meta, Monika Kryemadhi

Presidenti Ilir Meta ka folur për raportin me bashkëshorten Monika Kryemadhi. Ai ka treguar se janë njohur kur të dy kishin nisur angazhimin politik, ndërsa shtoi se se nuk është e lehtë që të dy janë pjesë e kësaj fushe.

Meta evidentoi se vitet që ka qenë me Kryemadhin nuk kanë qenë të lehta, pasi ka patur mosmarrëveshje.

Fevziu: Kur e keni takuar për herë të parë Monika Kryemadhin?

Meta: Atë ditë që shkova takova Musa Ulqinin.

Fevziu: Pse u lidhët me të?

Meta: Jam lidhur pas 2-3 vitesh. Ka qenë shumë interesante, sepse ajo ishte 16 vjeçe dhe mori përsipër të sillte më shumë njerëz nga të gjithë. Askush nuk e mori parasysh se kjo mund të ndodhte, por ndodhi që shkolla “Petro Nini” atë ditë la shkollën dhe erdhi në Pallat të Kongreseve.

Fevziu: Është e lehtë që në në një familje të dy të merren me politikë?

Meta: E lehtë nuk është, por kjo ka ndodhur natyrshëm nuk ëshë e sforcuar.

Fevziu: Tani që ajo është drejtuese e LSI, keni mosmarrëveshje?

Meta: Gjithmonë kemi patur mosmarrëveshje në pikëpamjen e bindjeve, sepse të dy jemi shenja e dashit.

Fevziu: Kanë qenë të vështira këto vite me Monika Kryemadhin?

Meta: Të lehta s’kanë qenë, por kanë qenë të mbushura me ngjarje.

Fevziu: Ka ndodhur që s’ju pyet?

Meta: Ka ndodhur, siç ishte djegia e mandateve kur unë isha në Gjermani.

Fevziu: Vazhdoni të jeni kundër?

Meta: Jam kundër lënies së fushës bosh.

Meta ka folur në “Opinion” edhe për raportin me paranë e pasurinë, ndërsa tha se është një marrëdhënie tepër e largët dhe të gjitha vendimet e tij, kanë qenë publike e lehtësisht të verifikueshme.

Pyetje: Çfarë raporti keni me paratë?

Meta: Është një raport tepër i largët, për arsye sepse unë asnjëherë në shtëpi nuk kam bërë pazare dhe nuk para merrem me menaxhimin.

Pyetje: Nuk flas për lekët e xhepit, po flas për pasurinë në përgjithësi.

Meta: Në përgjithësi dhe tërësi,  Unë  jam një njeri që ky mund të jetë interesi i fundit,  për atë detyrim që njeriu ka ndaj familjes.

Pyetje: A keni përfituar po e quaj ekonomikisht dhe financiarisht nga postet që keni pasur?

Meta: Është pyetja më absurde që mund të bëhet në rastin tim. Për arsye se, të gjitha aktet dhe vendimet e mia kanë qenë publike, lehtësisht të kontrollueshme dhe verifikueshme.

 

Të fundit